Art&Argëtim

Këshilltarja e Veliajt, flet Monika Lubonja: Nuk jam paguar për 4 muaj

16 Shkurt 2022, 14:17 Nga DOSJA
Këshilltarja e Veliajt, flet Monika Lubonja: Nuk jam paguar për 4 muaj

TIRANË– Monika Lubonja ka deklaruar se ka 4 muaj që nuk është paguar. Aktorja e cila ishte pjesë e Big brother VIP, tha sot në emisionin ‘Shqipëria LIVE’ se ka kërkuar vetë që ti ndërpritej paga.

Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

Dosja.al arriti të sigurojë tabelën ku shihej se Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë dhe merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Në kohën që u bënë publike të dhënat, nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë.

Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera personale tronditi vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Për këtë skandal u vunë në pranga katër personat, të cilët sot janë të lirë.

iframe

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz monika lubonja monika lubonja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2022, 13:35

Vëlla i Einxhel dhe Dj Dagz takohen së bashku

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club”, përpos diskutime qe zjarrta ka pasur edhe momente shumë të bukura. Dj Dagz dhe vëllai i moderatores më në fund janë tak...