Politike

VD-“21 Janari” ndërpret Inceneratorët, Shalsi: S’ka ndodhur kurrë, Tabaku: Nxirr dosjen

16 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-“21 Janari” ndërpret Inceneratorët, Shalsi: S’ka

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët është ndërprerë sërish. Ka qenë socialisti Eduart Shalsi ai që ka kërkuar që të mos vijojë marrja në pyetje e dëshmitares pasi kjo e fundit ishte thirrur për tu marrë në pyetje nga SPAK. Kjo gjë u kundërshtua nga Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e cila solli në vëmendje dosjen e 21 Janarit. Tabaku tha se duhet nxjerrë dosja e 21 Janarit për të parë se ishte proceduar me atë rast. 


Pjesë nga biseda:

Eduart Shalsi: Nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite që të merret në pyetje një person që është pyetur nga organet e akuzës.

Jorida Tabaku: Ky Kuvend ka një eksperiencë tjetër të ngjashme, kur dëgjoj të thoni s’ka ndodhur kurrë në 30 vite. Në komisionin Hetimor për 21 Janarin kanë dëshmuar të gjithë ata që edhe ishin pyetur nha Prokuroria. Nuk ka nevojë që të diskutojmë për palët e treta, nëse do të bëhemi palë me ata që duan që të dështojë ky komision. Nxirrni dosjen e 21 Janarit dhe të shohim si është proceduar. Nuk ka pengesë ligjore.

Eduart Shalsi: Një sekodë

Jorida Tabaku: Ju lutem zoti Shalsi, ju lutem, jeni duke penguar marrjen në pyetje.

Eduart Shalsi: 30 sekonda ju lutem, 30 sekonda vetëm

Jorida Tabaku: E kam mbyllur zoti Shalsi, bëni gati dosjen e 21 Janarit. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Inceneratorët! Spaho lë Komisionin, dëshmitari s’vjen, Tabaku: E marr me polici

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll