Politike

VD-BATUTA te Siguria/ ‘E hedhim me votë’, Xhaferaj: Ëndrrat kemi, paratë i keni juve

16 Shkurt 2022, 11:46 Nga DOSJA
VD-BATUTA te Siguria/ ‘E hedhim me votë’, Xhaferaj:

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë nuk munguan batutat. Teksa po diskutohej shqyrtimi i projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Organizatën e Hidrografisë Ndërkombëtare, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ferdinand Xhaferaj tha se puna për aderimin këtë organizatë ka filluar që në vitin 2009 dhe kjo tregon se sipas tij, Rilindja mbaron me shpejtësi çdo projekt ku ka përfitime financiare për ata që drejtojnë dhe zvarrit çdo gjë tjetër. Në fund teksa do ishte procesi i votimit, Xhaferaj tha se ata kanë ëndrrat ndërsa paratë i ka qeveria. Batuta e tij u shoqërua me të qeshura nga të gjithë anëtarët.


BATUTA:

Ferdinand Xhaferaj: Vota jonë këtë konventë është sigurist pro, siç votojmë përherë për konventat ndërkombëtare. Por siç doli në pah këtu, guri i themelit për këtë konventë është vendosur në vitin 2009. Kjo tregon shumë sepse sa herë që diskutojmë në komisione për investime dhe konventa, shumica etyre e kanë gjenezën gjatë qeverisjes sonë. Ju është dashur 10 vite që me zor arrini të ambalazhoni idetë tona. Kjo tregon se i vetmi instrument që çon para punët e kësaj qeverisjeje është korrupsioni. I vetmi projekt i nisur dhe përfunduar gjatë Rilindjes është Lungomare në Vlorë dhe asgjë tjetër.

Nasip Naço: Faleminderit për votë pro z.Xhaferaj. këto investimet që thoni ju që në 2009 janë ëndrrat në sirtar të PD-së.

Ferdinand Xhaferaj: Po ne ëndrrat kemi, paratë i keni juve (qeshin në sallë).

Nasip Naço: (Qesh) E hedhim në votim pra

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i sigurise komisioni i sigurise 16 shkurt 2022 komisioni i sigurise komisioni i sigurise 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll