Sport

Penalltia e humbur ndaj Real Madrid, Messi barazon ‘rekordin negativ’ të një legjende

16 Shkurt 2022, 15:29 Nga DOSJA
Penalltia e humbur ndaj Real Madrid, Messi barazon ‘rekordin

PARIS– Lionel Messi ka arritur rekordin që nuk do të dëshironte. Mbrëmjen e djeshme, në përballjen ndaj Real Madrid, sulmuesi i PSG humbi penalltinë, me goditjen e tij që u prit nga Thibaut Courtois. Lojtari argjentinas ka barazuar rekordin e Thierry Henry për më shumë penallti të humbura në historinë e Champions League.

Ai ka humbur 5 nga 23 tentativat e penalltive në Champions. Ylli argjentinas me goditjen e penalltisë ka kaluar edhe kundërshtarin e tij, Cristiano Ronaldo, për më shumë goditje, pasi portugezi ka goditur 22 herë nga pika e bardhë.

Në La Liga, Messi humbi 14 penallti në 74 tentativa, ndërsa rekordi i tij në Kupën e Mbretit ishte tronditës, duke qenë se humbi gjithsej gjashtë penallti nga nëntë goditje, duke shënuar vetëm tri herë në total.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll