Bota

Zgjedhjet në BE, njihuni me Presidentin e ri të Këshillit Evropian dhe kandidaten për të qenë në krye të PE

2 Korrik 2019, 18:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet në BE, njihuni me Presidentin e ri të Këshillit

BRUKSEL– Këshilli Evropian zgjodhi sot Charles Michel si President të Këshillit Evropian. Presidenti i Këshillit të Evropës zgjidhet për periudhën prej 1 dhjetorit 2019 deri më 31 maj 2022. Mandati i dy vite e gjysmë i Presidentit të Këshillit Evropian është i rinovueshëm vetëm një herë. Këshilli Europian gjithashtu përshëndeti vendimin e Kryetarëve të Shteteve ose Qeverive të Shteteve Anëtare monedha e të cilave është euro për të emëruar Charles Michel si President të Samitit Euro, për të njëjtën mandat.

Këshilli Evropian miratoi vendimin për propozimin e Ursula von der Leyen në Parlamentin Europian si kandidat për President të Komisionit Evropian. Kandidati i propozuar duhet të zgjidhet nga Parlamenti Evropian nga një shumicë e anëtarëve të tij.

Këshilli Europian gjithashtu konsideroi Josep Borrell Fontelles të jetë kandidati i duhur për Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Emërimi formal i Përfaqësuesit të Lartë nga Këshilli Evropian kërkon marrjen e pëlqimit nga Presidenti i zgjedhur i Komisionit.

Presidenti i Komisionit, Përfaqësuesi i Lartë dhe anëtarët e tjerë të Komisionit do të jenë subjekt si një organ për një votim të pëlqimit nga Parlamenti Europian, para emërimit zyrtar nga Këshilli Evropian. Mandati i tyre do të zgjasë 5 vjet nga përfundimi i Komisionit aktual deri në 31 Tetor 2024.

Këshilli Evropian gjithashtu e konsideroi Christine Lagarde të jetë kandidati i duhur për President të Bankës Qendrore Evropiane. Këshilli Europian do të marrë një vendim formal mbi emërimin në bazë të një rekomandimi të Këshillit, pasi të ketë konsultuar Parlamentin Europian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së. Mandati për Presidentin e Bankës Qendrore Evropiane është për 8 vjet jo të rinovueshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota charles michel christine lagarde josep borrell fontelles ursula von der leyen charles michel christine lagarde josep borrell fontelles ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2019, 12:21

SHBA– Ivanka Trump ka dhënë një deklaratë të fortë për transportin publik, duke përbuzur të udhëtuarit me autobus. Ajo ka rrëfyer se nuk ka udhëtuar kurrë me mj...