Bota

Tronditëse, e humbur që nga 2019, 6- vjeçarja gjendet në bodrumin e shtëpisë së prindërve

16 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
Tronditëse, e humbur që nga 2019, 6- vjeçarja gjendet në

SHBA-Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Nju Jork. Një vajzë 6 -vjeçare, e cila humbi që në 2019-ën, mësohet se ishte mbajtur e fshehur në një dhomë sekrete nga prindërit e saj.

Prindërit e saj humbën kujdestarinë e vajzës, tre vite më parë, dhe që prej asaj kohe e mbanin te fshur në bodrum.

Mediat huaja bëjnë me dije se vogëlushja ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në korrik të 2019 dhe u gjet pas 3 vitesh e gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve shkruan “News Bomb”.

Një polic i përfshirë ne kerkim të së vogëlushes, Paislee Shultis zbuloi se ajo qëndronte në një vend me lagështi dhe të ftohtë.
Prindërit e kishin rrëmbyer 6 vjeçaren, Paislee Shultis nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York, pasi prindërit biologjikë Kim Cooper dhe Kirk Cultis kishin humbur kujdestarinë.

Autoritetet policore në Saugerties bëjnë me dije se pas shumë informacioneve se vajza ndodhej me prindërit e saj, pas kontrolleve të kryera në banesë gjetën 6 vjeçaren të fshehur në dhomën e improvizuar poshtë shkallëve dhe për këtë arsye arrestuan Kim Cooper dhe Kirk Cultis. Vajza u dërgua në spital për ekzaminim dhe u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
(f.l.m)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota paislee shultis shba vajzë 6 -vjeçare paislee shultis shba vajzë 6 -vjeçare

Sondazh

Poll