Politike

Publikon faturat/ Kryemadhi: Në dhjetor ‘Zoto Consulting’ ka marrë 118 mln lekë të reja

16 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
Publikon faturat/ Kryemadhi: Në dhjetor ‘Zoto Consulting’ ka

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar në faqen e saj të “Facebook” disa fatura, që sipas saj, tregojnë sesi “Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Sipas kryetares së LSI, “Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja”.

POSTIMI I PLOTË:

Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve “veprat” e Edi Ramës! Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën. Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja. Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal. Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit. E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme. Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura. Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike. Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve.

Por çfarë ndodhi? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kritikoi Komisionin Hetimor Parlamentar të Incerenatorëve pasi nuk ka marrë në pyetje anëtarët e Komisionit që dhanë koncesionin për incerenatorin e Elbasanit. Sipas saj, është skandaloze pretendimi se kjo gjë nuk është kryer pasi ka marrëveshjes mes komisionit hetimor parlamentar dhe SPAK për ruajtje të sekretit shtetëror. Kryemadhi kritikoi dhe kryetaren e këtij komisioni, deputetën e PD Jorida Tabaku duke i kërkuar që të lejojë transmetimin pa ndërprerje të seancave të komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll