Bota

SHBA e kërkon për trafik droge, ish-presidenti i Hondurasit arrestohet nga qindra policë

16 Shkurt 2022, 08:52 Nga DOSJA
SHBA e kërkon për trafik droge, ish-presidenti i Hondurasit arrestohet

TEGUSIGALPA – Policia e Hondurasit prangosi ish-presidentin e vendit Juan Orlando Hernandez pasi ndaj tij është lëshuar urdhërarresti nga SHBa për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
Banesa e tij u rrethua nga qindra forca policore. Lajmin e arrestimit e dha zëdhënësi i gjykatës amerikane Melvin Duarte.

Hernandez u përcoll me jelek anti-plumb dhe me pranga në duar dhe do të dërgohet në SHBA brenda 24 orëve.

Ai akuzohet nga SHBA për përfshirje në trafik droge dhe armësh në vitet 2004-2022. Ambasada amerikane në Honduras publikoi një dokument ku akuzon ish-kreun e shtetit ameriko-qendror se ka marrë sasi të madhe kokaine nga Kolumbia dhe Venezuela, të cilat më pas do të transportoheshin në SHBA.

Dikur, Juan Orlando Hernandez ishte një aleat besnik i SHBA, por më pas prokurorët amerikane e akuzuan prej vitesh se është i lidhur me trafik ndërkombëtar droge. Hernandez akuzoi kartelet e drogës në vend se e kanë rrëzuar me grusht shteti.

Burimi: Al Jazeera

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll