Bota

Vendim tjetër i Rusisë: Forcat ushtarake në Krime tërhiqen dhe kthehen në garnizone

16 Shkurt 2022, 07:44 Nga DOSJA
Vendim tjetër i Rusisë: Forcat ushtarake në Krime tërhiqen

UKRAINË – Rusia konfirmoi sot se stërvitjet ushtarake në zonën e aneksuar të Krimesë sapo kanë përfunduar dhe kontigjenti i ushtarëve që morën pjesë në këtë stërvitje po kthehen në garnizonet e tyre ushtarake. Ky vendim është një tjetër sinjal shprese se Moska dhe Kievi nuk do të përfshihen në konflikt të armatosur, edhe pse Perëndimi ka paralajmëruar se sot ose deri në 20 shkurt ushtria ruse mund të sulmojë dhe pushtojë Ukrainën.

Ditën e djeshme, Rusia konfirmoi se ka tërhequr një kontigjent trupash nga kufiri lindor dhe jugor me Ukrainën së bashku me disa njësi tankesh. Ky lajm u mirëprit nga liderët e Perëndimit Biden dhe Johnson. Megjithatë, ata paralajmëruan se rreziku i luftës ende nuk ka kaluar. Presidenti Putin konfirmoi dje pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz se nuk dëshiron që vendi i tij të përfshihet në luftë.

LAJMI KRYESOR: 16 shkurti, dita e pushtimit të Ukrainës? Sekretari Amerikan i Mbrojtjes vizitë në Bruksel

(d.v/dosja.a.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll