Aktualitet

Takimi me Ramën! Blinken: Mezi presim 100 vitet e ardhshme të bashkëpunimit (DETAJET)

16 Shkurt 2022, 07:33 Nga DOSJA
Takimi me Ramën! Blinken: Mezi presim 100 vitet e ardhshme të

SHBA– Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka ndarë pamjet nga takimi i djeshëm që u zhvillua me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Blinken thotë se ishte kënaqësi që priti në takim Ramën.

POSTIMI:

Gëzohem të pres kryeministrin shqiptar dhe te feston 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme!

Glad to host Albanian Prime Minister @ediramaal and celebrate the 100th anniversary of U.S.-Albanian diplomatic relations. Looking forëard to the next 100 years! pic.tëitter.com/BpycaYikDM

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 16, 2022

Edhe zyra e shtypit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka zbardhur detajet. Bëhet me dije se Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjithashtu ai ka falënderuar Shqipërinë për pritjen e afganëve. Po ashtu Blinken dhe Rama kanë diskutuar për çështjen e Ukrainës, mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

“Sekretari i Shtetit Antony Bliken takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në ëashington. Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Blinken lavdëroi Shqipërinë për pritjen e afganëve dhe vlerësoi traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për të ofruar një vend të sigurt për ata që kanë nevojë”, thotë zyra e shtypit.Sek retari Blinken vuri në dukje bashkëpunimin tonë të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus. Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thotë zyra e shtypit.

Kryeministri Edi Rama takoi ditën e djeshme për 45 minuta sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Detajet e takimit i ka ndarë vetë kreu i qeverisë, i cili ka bërë me dije se Blinken vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve. Pas takimit, Rama zhvilloi një intervistë tek “Zëri i Amerikës”, duke u ndalur në disa çështje kryesore të vendit, ku i pari i qeverisë shprehu qëndrimin e tij, për disa çështje edhe për herë të parë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Takimi Rama-Blinken! DETAJET nga Zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike antony blinken edi rama antony blinken edi rama

Sondazh

Poll