Bota

Kosova nesër 14 vite shtet! Urimet e Presidentit të SHBA dhe Gjermanisë, MESAZHET

16 Shkurt 2022, 07:12 Nga DOSJA
Kosova nesër 14 vite shtet! Urimet e Presidentit të SHBA dhe

KOSOVË– Një ditë para përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe ai i Gjermanisë kanë uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Në letrën e urimit presidenti Biden ka thënë se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.

Biden vlerësoi arritjet që ka bërë deri më tani Kosova si dhe ka theksuar në letër se vendi ka një vend të veçantë në zemrën e familjes së tij. Në letrën e urimit, dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët. Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Vitin e kaluar, Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrahë ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli I Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, shkruan Biden.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke e bërë publike letrën përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se SHBA-ja mbetet partner i palëkundur i Kosovës.

Osmani ka marr letër urimi edhe nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nëpërmjet ambasadorit Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.

Ditën e nesërme do të shënohet 14 vjetroi i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore 14-vjetori i shpalljes se pavaresise se kosoves joe biden kosove 14-vjetori i shpalljes se pavaresise se kosoves joe biden kosove

Sondazh

Poll