Bota

Një tjetër gjyq për Alexei Navalny, nëse shpallet fajtor dënimi i rritet me 10 vite

15 Shkurt 2022, 20:41 Nga DOSJA
Një tjetër gjyq për Alexei Navalny, nëse shpallet fajtor

RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë në gjyq në një gjykatë ruse me akuza të reja për mashtrim. Euronews shkruan se Navalny tashmë po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë burg për një dënim të vitit 2014 për mashtrim që ai e ka cilësuar si “politik”.

Kritiku i Kremlinit përballet me 10 vjet burg shtesë nëse shpallet fajtor për mashtrim të dyshuar nga gjykata në Moskë. Navalny akuzohet se ka përvetësuar rreth 356 milionë rubla (4 milionë euro) në donacione nga disa organizata joqeveritare. Ai gjithashtu përballet me gjashtë muaj burg shtesë për shpërfillje të gjykatës gjatë një prej seancave të tij vitin e kaluar.

Navalny u paraqit në një gjykatë nga qendra e tij e paraburgimit të hënën, së bashku me avokatët e tij dhe i rrethuar nga disa roje. Gruaja e tij Yulia Navalnay ishte gjithashtu e pranishme në fillim të gjyqit dhe tha se akuzat e reja ishin “të paligjshme” dhe “të pandershme”. Opozita ruse ka pretenduar se Moska ka ndikuar në procedurat e gjyqit duke e detyruar Navalny të dalë nga burgu.

“Unë nuk jam shpallur ende fajtor, por po paraqitem me rroba burgu. Dua të gjykohem si një zek i zakonshëm,” tha ai, (zek) një term që i referohet të burgosurve në gulagët sovjetikë.

Navalny u arrestua pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021 pasi kaloi disa muaj duke u shëruar nga një helmim me agjent nervor për të cilin fajëson Kremlinin. Moska i ka mohuar akuzat. 45-vjeçari u burgos në shkurt të vitit të kaluar dhe ka vuajtur dënimin e tij në koloninë nr. 2 të burgut të sigurisë maksimale Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës.

Që nga burgimi i tij, ka pasur një goditje ndaj mbështetësve dhe aleatëve të Navalny. Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK) i kritikut të Kremlinit u cilësua një organizatë “ekstremiste” vitin e kaluar, duke çuar në mbylljen e saj dhe duke detyruar shumë figura të opozitës në mërgim. Muajin e kaluar, vetë Navalny u vendos gjithashtu në një listë ruse të “terroristëve dhe ekstremistëve” . Udhëheqësi i opozitës ka ende gjasa të përballet me një gjyq të tretë me akuza për ekstremizëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexei navalny yulia navalnay alexei navalny yulia navalnay

Sondazh

Poll