Bota

Biden uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Ka treguar lidership 

15 Shkurt 2022, 18:27 Nga DOSJA
Biden uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Ka treguar

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë urimin e Presidentit amerikan Joe Biden për pavarësinë e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Biden në urimin e tij e ka konsideruar Kosovën si partner i palëkundur i Kosovës, duke shtuar se ai gjithashtu duartroket përkushtimin e Kosovës në luftën kndër krimit dhe korrupsionit. Osmani shkruan se në letrën e tij, Biden gjithashtu ka përsëritur lidhjen që familja e tij ka me Kosovën.

Postimi i Plotë:

Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës. Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë. Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni joe biden vjosa osmani joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll