Bota

Ambasadori francez në Shkup: Me Bullgarinë të negociohet për tema konkrete

15 Shkurt 2022, 18:59 Nga DOSJA
Ambasadori francez në Shkup: Me Bullgarinë të negociohet për

SHKUP- Franca është duke e ndjekur me vëmëndje ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadori francez Siril Bomgartner, në Shkup. Mediat maqedonase shkruajnë se gjatë një takimi, ai tha se qasja e re mes dy vendeve për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet që kanë është për tu përshëndetur.

“Ne si vend kryesues me BE-në, e ndjekim këtë dinamikë, vërtetë e inkurajojmë dhe jemi të gatshëm në momentin e dhënë ta marrim përgjegjësinë tonë. Në këtë moment ekziston punë dypalëshe, negociohet për tema konkrete. Ekziston koordinim i përsosur në mesin e evropianëve, në mesin e institucioneve evropiane, me vëmendje të madhe ndiqet procesi, në këtë moment çështja është në korniza dypalëshem tha Bomgartner.

Shkupi dhe Sofja formuan më 25 janar grupe pune, që do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, përskaj çështjeve të pazgjidhura historike. Këto grupe synojnë që brenda gjashtë muajve të ketë rezultate, që do të çonin në një marrëveshje edhe për thelbin e mosmarrëveshjes për gjuhën dhe identitetin maqedonas, që nuk njihen nga Sofja. Për shkak të mospajtimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu maqedoni- bullgari siril bomgartner dialogu maqedoni- bullgari siril bomgartner

Sondazh

Poll