Bota

Konflikti në Ukrainë, Blinken bisedë telefonike me Lavrov

15 Shkurt 2022, 16:16 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Blinken bisedë telefonike me Lavrov

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli në telefon me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të martën në mëngjes. CNN shkruan se ata ranë dakord të qëndronin në kontakt, mbi çdo zhvillim që do të ndodh në Ukrainë.

Biseda e tyre erdhi pasi Rusia pretendoi se disa trupa po tërhiqen nga kufiri ukrainas. Por zyrtarët amerikanë thonë se do ta besojnë këtë vetëm kur të shohin prova.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne të përpiqemi të verifikojmë bazuar në faktin se ne kemi parë raste të tjera në të kaluarën ku Rusia ka pretenduar se është duke u de-përshkallëzuar dhe në fakt, faktet në terren nuk e vërtetuan atë të vërtetë,” tha ambasadorja Julianne Smith, përfaqësuese e përhershme e SHBA-së në NATO.

Që nga mëngjesi i sotëm, SHBA nuk ka marrë ende një përgjigje me shkrim nga Rusia për Ukrainën pasi SHBA i dha një përgjigje me shkrim Rusisë gati tre javë më parë.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Rusia tërheq trupat, Ukraina s’beson, mediat: Sulmi nis nesër

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti ukraine-rusi sergey lavrov antony blinken konflikti ukraine-rusi sergey lavrov

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2022, 10:32

Princesha e Japonisë rezulton pozitive me COVID

JAPONI-Princesha Yoko e Japonisë ka rezultuar pozitive me COVID, pas u bëri testin të ditën e djeshme. Ajo kishte një dhimbje të fyti një ditë më parëm shkruan ...