Bota

REL: Pjesëtarët e grupit Lev Tahor zhvendosen në Shkup

15 Shkurt 2022, 16:29 Nga DOSJA
REL: Pjesëtarët e grupit Lev Tahor zhvendosen në Shkup

SHKUP- Pjesëtarët e sektit fetar hebre, Lev Tahor, janë zhvendosur nga Kumanova në Shkup, për shkak të rrezikut për jetën e tyre nga ndonjë incident i mundshëm, ka bërë të ditur të martën Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ky sekt fetar prej 30 personash, në Maqedoninë e Veriut kishte hyrë më 5 shkurt përmes Aeroportit të Shkupit.

“Zhvendosja e tyre nga Kumanova në Shkup ka ardhur për shkak të rritjes së gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve në rrjetet sociale ndaj këtyre personave, e sidomos pasi u zbulua shtëpia ku ata po qëndronin, e cila u qëllua me vezë dhe gurë, gjë që rrezikonte sigurinë e jetës së tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, zhvendosja e tyre nga Kumanova në Shkup është bërë me autobusë, ndërsa të njëjtit janë vendosur në një hotel rreth orës 03:00 të ditës së martë. Sipas disa xhirimeve që ishin publikuara në rrjete sociale, duket se ata ishin strehuar në një shtëpi private, në pjesën maqedonase të Kumanovës. MPB-ja bëri të ditur se këta persona kanë leje qëndrim të përkohshëm dhe mund të qëndrojnë 90 ditë, dhe se nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Rikujtojmë se këta persona respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëndrimi këtu është plotësisht i ligjshëm. Ata kanë qëndrim të përkohshëm në vendin tonë. Grupi i përmendur nuk paraqet asnjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja nuk komentuan njoftimet në opinion se grupi mund të largohet nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë. Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar se “bëhet fjalë për një grup fetar hebre që është vazhdimisht në lëvizje pasi është detyruar të largohet nga shumë vende si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika”.

Sipas Policisë, grupi përfshin shtetas amerikanë, kanadezë, belgë dhe amerikano-jugorë. Detaje mbi arsyet e largimit të tyre nga këto vende nuk janë bërë të ditura. Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se anëtarët e grupit Lev Tahor janë parë edhe në Komunën e Illixhës në Sarajevë gjatë muajit janar.

Ata janë larguar nga Bosnje e Hercevogina më 3 shkurt, duke marrë rrugë për Mal të Zi. Grupi Lev Tahor është akuzuar në të kaluarën për krime kundër fëmijëve, duke përfshirë kidnapime dhe martesa të tyre. Rreth 200-300 anëtarët e këtij grupi kanë kërkuar me dekada një shtet që do të ishte nikoqir i interpretimit të tyre ultra-ortodoks të Torës.

Ata kanë qëndruar edhe në vende tjera për katër dekada prej themelimit të grupit në Izrael, në fund të viteve 1980. Më 2018, udhëheqësia e grupit Lev Tahor ka kërkuar azil në Iran, ndonëse plani besohet se ka rënë në ujë, pas dëbimit nga ana e autoriteteve irakiane për në Turqi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora lev tahor lev tahor

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2022, 10:32

Princesha e Japonisë rezulton pozitive me COVID

JAPONI-Princesha Yoko e Japonisë ka rezultuar pozitive me COVID, pas u bëri testin të ditën e djeshme. Ajo kishte një dhimbje të fyti një ditë më parëm shkruan ...