Art&Argëtim

Rita Ora i shpreh dashurinë Taika Waititi-it: Faleminderit që je kaq i mirë çdo ditë

15 Shkurt 2022, 11:34 Nga DOSJA
Rita Ora i shpreh dashurinë Taika Waititi-it: Faleminderit që je kaq i

ANGLI-Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe i dashuri i saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi, po shijojnë romancën e tyre, dhe kanë planifikuar të martohen së shpejti.

Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga momenti që u njohën (u takuan në fillim të marsit në Australi), sipas burimeve të “Daily Mail”, me sa duket ata do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre.

Taika e thërret Ritën “gruaja ime” gjatë gjithë kohës, duke theksuar faktin që do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit sipas një burimi të brendshëm.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka bërë një dedikim romantik për dashurinë e saj, ku ka zbuluar se njihen që para 4 vitesh, edhe pse thuhet se lidhja e tyre ka nisur në muajin ,ars të vitit të shkuar.

“4 vite së bashku. Faleminderit qe je kaq i mirë, dhe më bën për të qeshur gjithmonë”, ka shkruar Rita.

Ora në disa intervista ka pranuar se po kalon një periudhë relativisht të bukur më të dashurin e saj.

“Jam në një periudhë të mirë të jetës dhe kjo është e tëra që do të them për lidhjen time të dashurisë. Thjesht, me gjithë respektin mendoj se privatësia në jetë është e rëndësishme. Kam mësuar shumë nga gabimet që i kam bërë gjatë të 20-ave”, ka deklaruar këngëtarja.

(f.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz rita ora shën valentin taika waititi rita ora shën valentin taika waititi

Sondazh

Poll