Art&Argëtim

Takimi i pajtimit, kur Ismail Qemali dhe Esat Pasha sheshonin mosmarrëveshjet në Paris

15 Shkurt 2022, 09:28 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebja, Francë – 15 Shkurt 2022

“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me takimin dhe pajtimin e Ismail Qemalit dhe Esad Toptanit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


(Shërbimi special i Stampa-s )


Paris, 28 prill. Urrejtjet e vjetra mes dy fraksioneve kryesore shqiptare kanë pushuar. Mëngjesin e sotëm Ismail Qemal beu, ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili jeton në një hotel modest në lagjen Saint-Sulpice në Paris, shkoi për t’i bërë një akt homazhi Esad Pashait, aktualisht edhe ai në kryeqytetin francez, duke e njohur si shefin e tij. Takimi i dy burrave, sipas personaliteteve shqiptare të pranishme, ishte emocionues (prekës). Jam i sigurt se pajtimi do të ketë një ndikim efektiv në sjelljen e fiseve shqiptare në lidhje me evoluimin e situatës ushtarake në Vlorë.

Marrë nga Dardiani.com

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur esat pasha ismail qemali esat pasha ismail qemali

Sondazh

Poll