Art&Argëtim

‘Shën Valentini’/ Si dhe KU e festuan festën e të dashuruarve çiftet e showbizit shqiptar

15 Shkurt 2022, 07:34 Nga DOSJA
‘Shën Valentini’/ Si dhe KU e festuan festën e të

TIRANË-Shën Valentini u kujtua dhe festa edhe nga çiftet VIP të showbizit shqiptar. Ata postuan në rrjetet sociale, foto dhe video me dedikime, lule dhe dhurata, si dhe ndanë dedikimet romantike për gjysmën e tyre. Dosja.al ju sjell një përmbledhje të disa nga dedikimeve më romantike të tyre.

Elgit Doda dhe Klea Huta

Çfiti i njohur i shoëbizit kanë shijuar së fundmi pushimet romantike në Dubai, por me sa duket janë rikthyer në Shquipëri. Aktorja ka postuar në Instastory një foto nga qendra e Tiranës ku nuk ka munguar as urimi për bashkëshortin e saj, producentin dhe këngëtarin Elgit Doda.

Gjiko dhe Elita

Çifti Elita Rudi dhe Gjiko kanë bërë gjithashtu urimin e tyre për festën e të dashuruarve nëpërmjet një sërë fotosh në llogaritë e tyre në Instagram. Në foton e fundit të publikuar nga moderatoja, duket se çifti kanë vendosur ta kalojnë në shtëpi festën, me fëmijën e tyre.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Alban Skënderaj i ka dedikuar një këngë bashkëshortes së tij, të titulluar “Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”.

Sarah Berisha dhe Dj Pm

Çfiti simpatik i Big Brother Vip, po shijojën romacën e tyre jashtë shtëpise, dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme. Dj nga Kosova me sa duket ka rezervuar nëj surprizë të vecantë për të dashurë e tij, duke i dhuruar trëndafila të kuq në mes të një emisioni.

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj ka bërë një urim special për bashkëshortin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, në ditën e të dashuruarve. “Gëzuar Shën Valentinin Dashuria ime. Të dua”, shkroi ajo bashkëngjitur me një sërë fotosh në Instagramin e saj.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

Bieta Sulo ka ndarë me ndjekësit disa foto të Shën Valentinit të çiftit ndër vite. Çifti tashmë prej 17 vitesh të martuar kanë zgjedhur ta kalojnë Shën Valentinin në një qytet bregdetar, siç shihej në fotot e postuara nga moderatorja.

Big Basta dhe Vesa Luma

Çifti kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale foto së bashku me djalin e tyre, Lian, në Zelandën e Re. Këngëtarja njoftoi se dje ishte dita e parë e shkollës së djalit të tyre, ndërsa Big Basta në foton e shpërndarë shkruan: “Holiday mood! Gezuar festen e hashures! Nga PJ Masks Headquarters!”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz shen valentini vipa shen valentini vipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2022, 21:44

Ja më kë do të bëjë “dashuri” Enca sonte

TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia është treguar tepër e hapur me ndjekësit e saj sonte në ditën e Shën Valentinit. Sonte, ajo i ka treguar fansave të sa...