Art&Argëtim

Për herë të parë zhvillohet një festival i ngjashëm me “Eurovizion”, në SHBA

15 Shkurt 2022, 09:12 Nga DOSJA
Për herë të parë zhvillohet një festival i

SHBA-Në SHBA për herë të parë do të zhvillohet një festival i cili i cili si model frymëzimi ka festivalin evropian të këngës “Eurovizion”, shkruan BBC.

“Eurovizion” është një festival ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilët konkurrojnë më këngët e tyre.

“American Song Contest”, do të quhet festivali i ri i cili  po ashtu do ketë në qendër të tij këngëtar, të cilët do të konkurojnë me muzikën e tyre origjinale.

Festivalin do ta prezantoj reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson. 50 shtetet e SHBA-së do të konkurrojnë me muzikën e tyre origjinale.

Snoop Dogg, u shpreh se ndihej mjaft i entuziasmuar qe do të prezantonte “përkrah Kelly Clarkson, e njohur ndryshe si Miss Texas”. Po ashtu edhe Clarkson është shprehur e lumtur që do të prezentojë një koncept si Eurovisioni, pasi ka qenë fanse e këtij festivali.

“Jam fanse dhe dashuroi konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre”, tha ajo.

Shfaqja televizive tetëjavore pritet të fillojë më 21 mars në NBC,ndërsa finalia e madhe do të jetë me 9 maj.

(f.m)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz eurovizion eurovizioni ne amerike snoop dogg dhe kelly clarkson eurovizion eurovizioni ne amerike snoop dogg dhe kelly clarkson

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2022, 21:44

Ja më kë do të bëjë “dashuri” Enca sonte

TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia është treguar tepër e hapur me ndjekësit e saj sonte në ditën e Shën Valentinit. Sonte, ajo i ka treguar fansave të sa...