Art&Argëtim

U bë ç’u bë, Donaldi s’e la Trixën pa Shën Valentin! I çon dhuratën tek shtëpia

14 Shkurt 2022, 22:46 Nga DOSJA
U bë ç’u bë, Donaldi s’e la Trixën pa

TIRANË– Kërkesa e aktorit Donald Veshaj për të dashurën e tij është kryer! Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Donaldi ka kërkuar që i vëllai, Romeo të bëjë gati një tufë trëndafila për Trixën e t’ia dërgojë për festën e Shën Valentinit.

Dhe ashtu ka ndodhur! Megjithëse Beatrix është në Dubai, duket se Romeo e ka mbajtur fjalën dhe ia ka dërguar buqetën me lule.

“Ju dua,”-shkruan ajo krahas fotos.

Situata mes Trixës dhe Donaldit është disi e tensionuar për momentin pas një situate që u krijua së fundmi në shtëpinë e BBV. E gjithë historia nisi pasi disa ditë më parë në shtëpinë e “BBVIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta. Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj. “Do marrim Bora Zemanin si aktore”, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”. Shakaja e mërziti këngëtaren, e cila nuk shkoi ta takonte të dashurin e saj në shtëpinë e BBVIP.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2022, 21:44

Ja më kë do të bëjë “dashuri” Enca sonte

TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia është treguar tepër e hapur me ndjekësit e saj sonte në ditën e Shën Valentinit. Sonte, ajo i ka treguar fansave të sa...