Aktualitet

“Zani kreu i grupit, Naimi krahu i djathtë”/ Si e kapi Policia bandën shqiptare në Londër

14 Shkurt 2022, 23:01 Nga DOSJA
“Zani kreu i grupit, Naimi krahu i djathtë”/ Si e kapi Policia

BRITANI E MADHE- Operacionet e fshehta ditore dhe një mori vëzhgimesh në Londër luajtën një rol kyç në shpërbërjen e një grupi kriminal shqiptar nga Policia, duke vendosur në pranga 6 persona. Në pranga kanë përfunduar: Ardit Zani, 29 vjeç dhe nga Bournemouth, Andrew Doyle, 31 vjeç dhe nga Christchurch, Lawand Najim, 26 vjeç dhe nga Bournemouth dhe Marjus Nona, 23 vjeç dhe nga Birmingham, të gjithë u deklaruan fajtorë për trafik droge të klasit A, duke u dënuar në 40 vite në total.

Agron Bendaj, 54 vjeç nga Luton në Bedfordshire, dhe Endri Kostreni, 29 vjeç nga Bournemouth, u shpallën fajtorë për të njëjtën vepër pas gjyqeve të veçanta vitin e kaluar. Kostreni u shpall fajtor edhe për furnizimin me droge të klasit B. Zani u prezantua nga prokuroria si kreu i grupit të krimit, ndërsa Naimi ishte dora e tij e djathtë.

“Ata udhëtonin pothuajse çdo ditë së bashku dhe bënin udhëtime të shpeshta në veri të Londrës,”-thotë Policia. Nga ana tjetër, Kostreni dhe Nona ishin tregtarë “të besuar”, të cilët morën pjesë në shpërndarjet në Londër. Taktikë kjo e njohur pasi grupet e krimit të Ballkanit Perëndimor priren të përdorin njerëz që njohin për arsye besimi.  Bendaj u arrestua në Highcliffe me rreth 40,000 £ para të gatshme, të cilat i këmbeu me një kilogrami kokainë.

Zani u dënua me tetë vjet burg, Bendaj u dënua me shtatë dhe Naimi me gjashtë. Ndërsa Kostreni do të vuajë 10 vite herje lirie, Doyle me 5 vjet e pesë muaj, ndërsa Nona ka shpëtuar me më pak, u dënua me tre vjet e katër muaj burg.

Marrë nga bournemouthecho.co.uk

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardit zani marjus nona ardit zani marjus nona

Sondazh

Poll