Aktualitet

“Xurxull” me alkool/ Qëlloi në ajër në Vlorë, autori para një muaj kishte dalë nga burgu

14 Shkurt 2022, 17:48 Nga DOSJA
“Xurxull” me alkool/ Qëlloi në ajër në

VLORË– Një ish i burgosur, në gjendje të dehur, i identifikuar si Ervis Dollani ka terrorizuar banorët e Vlorës pasditen e sotme. I dehur, por me armë zjarri në dorë, ai ka dalë rrugëve të qytetit dhe për arsye që nuk dihen ka qëllluar të paktën 5 herë në ajër. Fatmirësisht pa lënduar asnjë! Mirëpo banorët e zonës kanë telefonuar menjëherë Policinë e Shtetit, duke raportuar për të shtënat në zonën e njohur si ish-Fusha e Aviacionit në vlorë.

“Më datë 14.02.2022, rreth orës 18:45, në lagjen “24 Maji “, pranë “Ish fushës së Aviacionit”, dyshohet se shtetasi E. D., ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Shtetasi E. D., u kap dhe po shoqërohet në ambientet e DVP Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,“-thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas më shumë se një orë kontrolle nëpër qytet, në pranga ka përfunduar Ervis Dollanin, i cili kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu. Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se Dallani ishte dënuar disa herë për vjedhje si dhe shiste makina të vjedhura për skrap. Por mesa duket puna e Policisë së Shtetit vijon pasi ende nuk është gjetur arma e zjarrit me të cilën, i riu ka qëlluar në ajër. Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e tij para hetuesëve dhe efektivëve të Policisë në Komisariatin e Vlorës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet te shtena ne vlore vlore te shtena ne vlore vlore

Sondazh

Poll