Aktualitet

Iu refuzua azili, riatdhesohen vullnetarisht 29 shqiptarë nga Franca

2 Korrik 2019, 14:38 Nga DOSJA
Iu refuzua azili, riatdhesohen vullnetarisht 29 shqiptarë nga Franca

TIRANË- 29 shqiptarë, të cilët kishin aplikuar për azil në Francë janë rikthyer sot në atdhe.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit thuhet se gjatë mesditës së sotme me një avion të posaçëm, janë riatdhesuar vullnetarisht  29 shqiptarë.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen. 

Njoftimi i policisë: 

Rinas

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në vendet e BE-së

Gjatë mesditës së sotme me një avion të posaçëm, janë riatdhesuar vullnetarisht  29 shtetas shqiptarë , të cilët kishin kërkuar azil në Francë.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero. 

Operacionet e riatdhesimit  nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardheshme.

(a.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet riathesohen 29 shqiptare riathesohen 29 shqiptare

Sondazh

Poll