Aktualitet

Qëndroi 6 ditë në Ukrainë, gazetari: Po blejnë radio, përgatiten për sulm kibernetik

14 Shkurt 2022, 22:29 Nga DOSJA
Qëndroi 6 ditë në Ukrainë, gazetari: Po blejnë radio,

TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu qëndroi për 6 ditë në Ukrainë, ku raportoi për ngjarjet më të fundit, pasi vendi është në prag të luftës me Rusinë. Gjatë fjalës së tij për emisionin “Open”, Veliu tha se në fakt qytetarët ishin të qetë, madje frekuentonin rregullisht lokalet dhe teatrot, por kishin nisur në fakt që të merrnin masat për shpërthimin e luftës. Sipas tij, ukraniasit kishin nisur që të blenin radio, pasi parashikonin se para se të fillonte një sulm ushtarak, vendi do të përballej nga sulmet kibernetike.

Në Luhansk, një prej pjesëve të pushtuara, kemi në një anë forcat ukrainase dhe nga ana tjetër rusët që kanë ngritur ato që njihen si republikat ruse në këtë zonë. Gjuhej herë pas here nga pozicioni ku gjendeshin rusët. Lindja e Ukrainës, rajoni i Donetsk ka 8 vite që është në luftë. Njerëzit zgjohen nga breshëritë e armëve apo shpërthimet, ndërsa në Kiev presioni sa vjen e shtohet. Qytetarët kanë filluar të blejnë radio, pasi sipas të dhënave që kishte Inteligjenca ukrainase, përpara sulmit me armë do fillojë sulmi kibernetik,”-tha ai ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet konflikti rusi-ukraine muhamed veliu konflikti rusi-ukraine muhamed veliu

Sondazh

Poll