Bota

Ministri i Jashtëm francez: Nuk do të përgjigjemi ushtarakisht nëse Rusia pushton Ukrainën

14 Shkurt 2022, 20:36 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm francez: Nuk do të përgjigjemi ushtarakisht

FRANCË- Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Franca nuk ka qëllim për t’iu përgjigjur ushtarakisht çdo pushtimi rus në Ukrainë. CNN shkruan se ai ka shtuar se Parisi po e mbështet financiarisht Ukrainën. Le Drian paralajmëroi se një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte katastrofike për të gjithë, veçanërisht katastrofike për Rusinë para së gjithash.

“Nëse ka një luftë në Ukrainë, nëse Rusia pushton, gazi ukrainas, për shembull, nuk do të rrjedhëMe masa bindëse mjaftueshëm të forta ne shpresojmw se presidenti Putin do të reflektojë me të vërtetë mbi rreziqet që po ndërmerr, nëse Rusia nis një ofensivë kundër Ukrainës,” tha ai.

Le Drian përsëriti se çdo akt i rëndësishëm rus kundër sovranitetit të Ukrainës do të shkaktonte pasoja masive dhe sanksione nga Franca dhe aleatët e tjerë ukrainas kundër Moskës.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jean-yves le drian konflikti ukraine-rusi jean-yves le drian konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll