Bota

Frikë nga lufta, mbyllet ambasada amerikane në Ukrainë, transferohet në Lviv

14 Shkurt 2022, 19:25 Nga DOSJA
Frikë nga lufta, mbyllet ambasada amerikane në Ukrainë,

SHBA- Shtetet e Bashkuara po mbyllin ambasadën amerikane në Kiev dhe po zhvendosin përkohësisht numrin e vogël të personelit diplomatik të mbetur në Lviv. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Shteti Antony Blinken gjatë një deklarate për shtyp. Ai tha se këto janë para për sigurinë e qytetarëve amerikan dhe stafit amerikan në Kiev, duke shtuar se rruga për të zgjidhur këtë konflikt në mënyrë diplomatike është e dispunueshme.

“Unë kam urdhëruar këto masa për një – sigurinë e stafit tonë – dhe ne i bëjmë thirrje me forcë çdo shtetasi të mbetur amerikan në Ukrainë që të largohet menjëherë nga vendi. Këto masa paraprake të kujdesshme në asnjë mënyrë nuk minojnë mbështetjen tonë ose angazhimin tonë ndaj Ukrainës. Përkushtimi ynë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është i palëkundur. Ne gjithashtu vazhdojmë përpjekjet tona të sinqerta për të arritur një zgjidhje diplomatike dhe mbetemi të angazhuar me qeverinë ruse pas thirrjes së Presidentit Biden me Presidentin Putin dhe diskutimit tim me Ministrin e Jashtëm Lavrov. Rruga për diplomacinë mbetet e disponueshme nëse Rusia zgjedh të angazhohet me mirëbesim. Ne mezi presim të kthejmë stafin tonë në Ambasadë sapo ta lejojnë kushtet,” tha Blinken.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti ukraine-rusi antony blinken konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll