Aktualitet

Sulmuan KZAZ-në, Gjykata e Dibrës lë të lirë 13 personat e arrestuar

2 Korrik 2019, 14:26 Nga DOSJA
Sulmuan KZAZ-në, Gjykata e Dibrës lë të lirë 13

DIBËR- Gjykata e rrethit Dibër ka zhvilluar sot seancën gjyqësore për 13 të arrestuarit e ngjarjes së 28 Qershorit, pranë shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. Sipas Prokurorisë 13 të arrestuarit akuzoheshin për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

13 të arrestuarit u paraqitën në gjykatën e Dibrës jo në grup, por të ndarë. Megjithatë, trupa gjykuese ka vendosur që të gjithë të arrestuarit të marrin si masë sigurie vetëm detyrim paraqitje, duke mos lënë asnjë në arrest me burg apo arrest shtëpie.

Kujtojmë se më 28 Qershor, mbështetës të opozitës sulmuan ambientet ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor Dibër. Gjatë përplasjes me policinë pati disa të lënduar mes tyre edhe efektiv. Forcat e policisë përdorën ndaj turmës sprajt dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit përdorën sende të forta, lëndë piroteknike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e dibres lirohen 13 mbeshtetes se pd proteste ne diber sulmi ndaj kzaz-se ne diber gjykata e dibres lirohen 13 mbeshtetes se pd proteste ne diber sulmi ndaj kzaz-se ne diber

Sondazh

Poll