Aktualitet

“Jam i racës së Avni Rustemit!”, Meta paralajmëron atentat? Si shpjegohet presidenti

2 Korrik 2019, 11:51 Nga DOSJA
“Jam i racës së Avni Rustemit!”, Meta paralajmëron

Tiranë- Presidenti Ilir Meta sot deklaroi se nuk është i racës së Nikola Gruevskit, por i racës së Avni Rustemit. Madje i theksoi George Sorosit që nuk është raca e tij.

Pas kësaj deklarate ai u pyet nëse ky mund të jetë një kërcënim i hapur  n për atentat të mundshëm, referuar edhe historisë.

Meta u përgjigj: “Po jo moj, mos…Lexoni si të duash ti. Shqiptarët nuk pranojnë askënd që të instalojë tirani të vetën personale dhe askënd tjetër të imponojë tirani personale për çdo lloj interesi Shqipëria është anëtar i NATO-s, dhe do të jetë një vend anëtar i BE-së. Kjo rrugë funksionon vetëm me zgjedhje të lira. Jo me lobime”, u shpreh ai.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta kundër të gjithëve ilir meta meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll