Aktualitet

“Berisha *****”, kandidati Hekuran Xhani: Ishte takim në 2017, e nxorën nga konteksti

14 Shkurt 2022, 12:58 Nga DOSJA
“Berisha *****”, kandidati Hekuran Xhani: Ishte takim në 2017,

RROGOZHINË – Kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Hekuran Xhani e konsideroi të pabesë përdorimin dhe publikimin e videos ku shante ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për “Syri TV”, Xhani tha se videoja është realizuar 5 vite më parë në një takim mes miqsh dhe se përdorimi i saj është metodë meskine e ish-Sigurimit të Shtetit. Ai u justifikua se mesazhi i vërtetë i videos është nxjerrë nga konteksti duke thënë se akuzonte klasën politike shqiptare, jo veçanërisht Sali Berishën për shpopullimin e Shqipërisë.

Ky takim miqësor është bërë në vitin 2017, ka qenë ditë e enjte ose e premte Kisha përgatitur një raport për ditën e shtunë në mbledhjen e kryesisë, ku do të trajtoja çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, iku rinia. është një plagë që më ka prekur dhe mua si të gjithë familjet shqiptare. Duke qenë mes miqsh, duke e njohur politikën, vetë hartuesit i shkencës politike thonë që është arti i së keqes. Në gjuhën popullore ne i themi është ai emri që them aty. Bëj përgjegjës të gjithë klasën politike. Ishte metodë meskine e ish-sigurimit të shtetit”, deklaroi për “SYRI TV”, Hekuran Xhani.

Videoja dhe reagimi i Partisë Demokratike
Të shtunën, në media qarkulloi një video e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit të PD Hekuran Xhani për zgjedhjet lokale në Rrogozhinë. Në gjendje të dehur dhe me disa miq, Xhani ofendon me fjalë të rënda Ramën, Berishën dhe Bashën si fajtorë për shpopullimin e gjysmës së Shqipërisë. Për këtë gjë, Xhani thoshte në video se Serbia e ka zili Shqipërinë për mënyrën se si i ka përzënë shqiptarët. Videoja u shpërnda në media pas fushatës së “Shtëpisë së Lirisë” në Rrogozhinë ku lideri historik i PD prezantoi Hekuran Xhanin si kandidat. Më pas, Partia Demokratike reagoi duke thënë se ish-kryeministrin nuk e besojnë më as kandidatët e tij.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike hekuran xhani sali berisha shtëpia e lirisë hekuran xhani sali berisha shtëpia e lirisë

Sondazh

Poll