Aktualitet

Laboratori i drogës në Ndroq, lirohen punonjësit e OSHEE-së, burg punëtorit: S’jam paguar

14 Shkurt 2022, 13:13 Nga DOSJA
Laboratori i drogës në Ndroq, lirohen punonjësit e OSHEE-së,

TIRANË– Qemal Hasa, elektriçist, Erjon Mema, futurist i OSHEE në fshatin Pinet, u liruan nga burgu dhe u lanë në “arrest shtëpie”, tre ditë pasi u prangosën për shkak të lidhjes së paligjshme të energjisë në objektin ku përpunohej lënda narkotike. Ndërkohë në burg është lënë punëtori që kujdesej për kanabisin, Erban Daja. Ky i fundit tha para togave të zeza se punonte prej një muaji e gjysmë tek banesa në Ndroq, por nuk kishte marrë asnjë pagesë.

“Punoja prej një muaji e gjysmë, s’kam marrë asnjë pagesë,”- ka thënë ai.

Në kërkim për laboratorin e drogës është shpallur Rudina Xhambazi e cila rezulton qiramarrëse e objektit brenda të cilit kultivohej kanabisi. Pronari i banesës, i cili është emigrant në Austri ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëdën narkotike.

Brenda shtëpisë u gjetën 247 bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi nga 80 deri në 140 centimetër të cilat ishin mbjellë në vazo plastike. Gjithashtu për të njëjtën ngjarje është vënë nën hetim dhe kryeplaku i fshatit Pinet në Ndroq e efektivi Adrian Malliku, specialist i policimit në zonën e Ndroqit (SPZ) pasi rezulton se ka qenë në dijeni të laboratorit të drogës, por nuk e ka raportuar atë. 

LEXO EDHE KËTË: 

Procedohet efektivi që ‘mbylli sytë’ për laboratorin e drogës, dëshmitë: Më merr në telefon

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adrian malliku erjon mema laborator droge ne ndroq adrian malliku erjon mema laborator droge ne ndroq

Sondazh

Poll