Politike

VD-‘Do u vihen pranga ministrave’/ Deklarata e Bashës, Balla: Fabula!

14 Shkurt 2022, 10:29 Nga DOSJA
VD-‘Do u vihen pranga ministrave’/ Deklarata e Bashës, Balla:

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i quan fabula deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha për ministrat që sipas tij do të arrestohen për aferat me inceneratorët. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla tha se Basha duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë në bashkëpunim me Sali Berishën.


Balla: Prokuroria speciale ka detyrim që ti përgjigjet Kuvendit për disa kallëzime penale, ka dhe për Berishën, Kuvendi kërkon një zgjidhje se çfarë po ndodh me atë aferë, 418 mln euro të humbura në buxhetin shqiptar. është rast unik, kur është përfunduar me në raport, është lexuar nga Meta, një person ka shkuar dhe ka tërhequr në një bankë të nivelit të 2, sot nuk ka asnjë përgjigje për këte. Ndërkohë që kam bërë jo më larg se 1 vit e gjysëm kam bërë një tjetër denoncim. Solla 2 shembuj që jam marrë vetë personalisht.

Pyetja: Si do mbroheni në komision? Dje Basha tha se duhet ti vihen pranga ministave, si do jetë qëndrimi juaj.

Balla: Prangat e Bashës janë fabul që ai duhet të mbajë përgjegjësi për shumë pisëllëqe që ka bërë me Berishën.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: Të enjten votojmë anëtarët e Komisioneve (DEKLARATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grupi parlamentar i ps 14 shkurt 2022 taulant balla grupi parlamentar i ps 14 shkurt 2022 taulant balla

Sondazh

Poll