Politike

‘Toyota Yaris’/ Balla: Ç’do mbjellësh do korrësh, lëshoi ‘pllumbat’, Basha tashmë i dyshuar

14 Shkurt 2022, 10:24 Nga DOSJA
‘Toyota Yaris’/ Balla: Ç’do mbjellësh do

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kryedemokrati Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Balla u pyet nga gazetarët për dosjen që kanë në hetim prokurorët belgë. Ai tha se Basha tashmë është në dyshim për dosjen ‘Toyota Yaris’, arsyen duhet pyetur kryedemokrati.


Po merr goditjen e duhur, pasi nëse Basha para 3-4 vitesh akuzonte me të njëjtën mënyrë siç bënte dhe babai i tij politik Berisha. Sot jemi në kushtet kur Basha duhet të paguajë kostot e kësaj politike. Jam shumë krenar para të gjithë atyre që më kanë besuar, që një akuza e pavërtetë që Basha adresoi drejt meje me arsyeje se unë po qeshja më shumë me 7X7 bëjnë 42. Tani mendoj se zoti Basha ka gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion që t’iu përgjigjet prokurorëve belgë dhe shqiptarë. Një njeri që kishte aq shumë informacion, të shkojë t’i japë informacion autoriteteve belge dhe shqiptare. Gënjeshtra e Lulit ishte gënjeshtër, dhe me apo pa dijeni, shkatërroi operacionin. Ka një shprehje, ‘cdo mbjellësh do korrësh’ dhe kjo vlen për Lulin. Unë kam fituar një betejë gjyqësore, juridike dhe jam krenar. Tani se ca bën zoti Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, e di vetë”,-tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: Të enjten votojmë anëtarët e Komisioneve (DEKLARATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grupi parlamentar i ps 14 shkurt 2022 taulant balla grupi parlamentar i ps 14 shkurt 2022 taulant balla

Sondazh

Poll