Art&Argëtim

Kina censuron serialin “Friends”: Komplot lesbikesh

14 Shkurt 2022, 10:57 Nga DOSJA
Kina censuron serialin “Friends”: Komplot lesbikesh

KINË- Seriali “Friends’ është një ndër serialet më të komentuar dhe preferuar nga miliona njerëz në të gjithë botën. Rikthimi i këtij seriali ka gëzuar të gjithë fansat, por duket që Kina nuk ka pasur të njejtin regagim dhe nuk e ka pritur aspak mirë. Platformat kryesore kineze të transmetimit kanë censuruar një komplot LGBTQ në serialin e njohur televiziv, duke bërë që fansat të reagojnë të zemëruar në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që të fshiheshin bisedat në lidhje me ish-gruan e personazhit Ross, Carol ëillick, e cila divorcohet pasi kuptoi se ishte lezbike.

“Friends”, ku luajne disa nga aktorët më të njohur si:Jennifer Aniston , Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer si gjashtë miq që jetojnë në Neë York City, është shumë i njohur ne Kinë dhe ka fansa shumë besnikë.

Fansat kanë protestuar në median sociale kineze “ëeibo” ndaj censurës së shfaqjes, me hashtagun #FriendsCensored duke u bërë tema në trend për momentin.
Censura është rezultat i shtrëngimit të kontrollit të qeverisë kineze ndaj mediave dhe argëtimit.

Në vitin 2016, Kina deklaroi se shfaqjet televizive nuk duhet të përfshijnë linja historish që përfshijnë marrëdhëniet e homoseksualëve, si dhe tema të tjera që “tregojnë anën e errët të shoqërisë”.

(fl;mu/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim “friends: the reunion” “friends: the reunion”

Sondazh

Poll