Art&Argëtim

Meridiani kërcënon Arjolën: Rri urtë se hapa kutinë e Pandorës 2! Atdheu i dashur…

14 Shkurt 2022, 10:05 Nga DOSJA
Meridiani kërcënon Arjolën: Rri urtë se hapa kutinë e

TIRANË– Meridian Ramçaj, ish-banori i Big Brother VIP ka ‘kërcënuar’ aktoren Arjola Demiri se do të hapë një ‘kuti pandore’ të dytë, duke nënkuptuar këtu zbulmin e disa ‘sekreteve’. Në një postim në Instastory, Meridiani përmend edhe Atdhe Xharravinën, ish-konkurentin e ‘Përputhen’ duke e etiketuar si një person që është më shumë se mik për Demirin.

“Jo vetëm blloku por edhe Atdheu ynë i dashur është shumë i vogël… Nqs 5 muaj pa kontakt përkthehen në telefonata të gjata apo afrimi im miqësor me dikë që më respekton dhe vlerëson më shumë se një ‘mik’ interpretohet me disa sperdredhje ironike, ju them që nëse e hapa njëherë kutinë e Pandorës, nuk e kam aspak problem ta hap një herë të dytë. (Jam i rrethuar nga idiotë-thuhet në diçiturën e fotos)”, thuhet në postimin e Meridianit në Instastory.

Ky reagim ka ardhur pas përplasjes së Meridianit me Arjolën në “Fun Club”. Arjola tha se Meridiani brenda shtëpisë i shmangej, e madje në një moment e përqeshi atë, duke e imituar teksa i shkonte nga pas modeles Beniada Nishani.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjola demiri atdhe xharravina meridian ramçaj arjola demiri atdhe xharravina meridian ramçaj

Sondazh

Poll