Art&Argëtim

‘Shën Valentini’/ Qytetari: Në darkë do ta lë gruan shtatzënë, s’kushton asgjë

14 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
‘Shën Valentini’/ Qytetari: Në darkë do ta lë

TIRANË– Për ‘Shën Valentin’, shqiptarët janë ‘duarbosh’ për shkak të krizës financiare. Mirëpo ka dhe nga ata që kanë gjetur dhuarata që nuk kushtojnë. Qytetarët shqiptarë në rubrikën ‘Vox Pop’ në emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora iu janë përgjigjur pyetjes ‘Sa romantikë janë shqiptarët? A i kanë bërë dhuratë partnerit/es për festën e Shën Valentinit?’ – ishte pyetja e cila iu drejtua qytetarëve. Një prej tyre është përgjigjur se do të lërë bashkëshorten shtatzënë, duke qënë se nuk kushton asgjë.

“Dashuria nuk është flori e as dhuratë e shtrenjtë“, thotë një qytetare, sipas të cilës mirëkuptimi dhe respekti janë dy elementët që mbajnë gjallë një marrëdhënie dhe jo dhurata e shtrenjta materiale.

PËRGJIGJET:

“Dashuria nuk është flori, as dhuratë e shtrenjtë.”

“Nuk e festoj se jam beqar. Nuk më pëlqen kjo festë sepse dashuria nuk festohet vetëm një ditë.

“Nuk dua dhuratë. Dua të duhem çdo ditë, jo vetëm një ditë.”

“Asnjë dhuratë, por në dark do ta lë bashkëshorten shtatzëne. Është e vetmja gjë që nuk kushton.”

“Le të blejë çfarë t’i dojë zemra, do i jap para.”

Mora një unazë për Shën Valentinin dhe jam shumë e dashuruar.”

“Nuk i kam blerë asnjë dhuratë se nuk kam para.”

“Për Shën Valentin kam bërë dhuratë një zemër.”

“Nuk e kuptoj pse këtu në Shqipëri nuk të surprizojnë partneret.”

“Një tufë me lule.”

“Do e çoj t’i jap një drekë në Skrapar.”

“Asgjë deri tani, sepse do e nxjerr për darkë. Do e shoh në darkë nëse do dhuratë do i jap para, nëse nuk do nuk do i jap para.”

(A.B)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim dita e shën valentinit shen valentini dita e shën valentinit shen valentini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2022, 22:15

Marina punon, Luana kthehet në dadon e mbesës

TIRANË– Dadoja e vajzës së Marina Vjollcës është vetë moderatorja, Luana. Në një postim në Instastyory, Luana Vjollca ka treguar se kur e motra është...