Art&Argëtim

VIDEO/ “U puthëm në makinë”, Bieta rrëfen historinë e dashurisë me Albanin

14 Shkurt 2022, 10:30 Nga DOSJA
VIDEO/ “U puthëm në makinë”, Bieta rrëfen

TIRANE- Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie. Çifti i njohur i ekranit kanë sjellë në jetë edhe një djalë, Kroi Art, si fryt i dashurisë së tyre. Ata janë të dy të angazhuar me punët në televizion, ndaj nuk ju ka rënë kurrë rasti të shfaqen bashkë në ekran si çift për një intervistë.

Të ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit , të dy ata kanë rrëfyer çdo të pathënë që nuk kemi ditur në lidhje me raportin e tyre. Bieta zbuloi se gjithçka nisi si një marrëdhënie shumë korrekte pune, ndërsa më pas filluan ndjenjat. Albani ishte ai që shprehu ndjenjat i pari, duke i thënë në vesh “Më merr shumë malli për ty”.

Ajo rrëfeu se këto ishin fjalë jo të zakonshme të cilat e bënë moderatoren që tw dridhej.

“Kisha rrahje te forta zemre në atë moment”,u shpreh Sulo. Pak javë më vonë ndodhi edhe puthja e parë, jo në zyrat e Top Channel, por brenda në makinë, vijoi më tej ajo. Bieta po ashtu pranoi se mes tyre ka pasur gjithnjë përplasje mendimesh e debate brenda redaksisë, të lidhura gjithnjë me punën.

 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

“Shpesh i bërtiste vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët”, tregoi Elona Duro që po ashtu ka qenë pjesë e grupit të “Top Show Magazine”.

(fl;mu/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alban dudushi bieta sulo alban dudushi bieta sulo

Sondazh

Poll