Aktualitet

Digjet makina në ecje e sipër në Tiranë, shoferi shpëton për mrekulli (PAMJET)

14 Shkurt 2022, 07:06 Nga DOSJA
Digjet makina në ecje e sipër në Tiranë, shoferi

TIRANË– Një mjet u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë duke mos lënë pas asnjë viktimë apo të lënduar, vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në orën 07:45, te rrethrrotullimi i Selitës. Mjeti në pronësi të personit me inicialet M.B ishte në lëvizje e sipër në momentin që mori flakë. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime duke dalë nga makina në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Pamjet e mjetit të përfshirë nga flakët u publikuan nga JOQ:

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane tirane digjet makina ne tirane tirane

Sondazh

Poll