Art&Argëtim

Shtyu shfaqjen në sekondat e fundit, Adele: Covid-19 më shkatërroi stafin

13 Shkurt 2022, 17:03 Nga DOSJA
Shtyu shfaqjen në sekondat e fundit, Adele: Covid-19 më

BRITANI E MADHE– Ylli ndërkombëtar Adele ka treguar arsyen e vërtetë që e bëri atë të shtynte të gjitha performancat e saj për Residency në Vegas vetëm 24 orë para se ajo duhej të dilte live. Gjatë një interviste në The Graham Norton Show, tekstshkruesja tha se ishte përpjekur deri në momentet e fundit që të vijonte me shfaqjen, por që nëse do të kishte vijuar, do të kishte dalë një ‘gjysmë performancë’.

Adele shtoi se publiku do ta kuptonte që ajo në të vërtetë nuk ishte në gjendje të performonte pasi do të shfaqte shqetësimin për stafin e saj që ishte i prekur nga Covid-19.

“U përpoqa maksimalisht. Do të kishte qenë vërtet një shfaqje gjysmë dhe unë nuk mund ta bëj këtë. Unë padyshim që jam e mërzitur. Dëgjo, më vjen shumë keq, por nuk isha gati. Ne kemi provuar absolutisht gjithçka që mundemi për të qenë gati në kohë, por jemi shkatërruar absolutisht nga infektimet me Covid-19. Gjysma e ekuipazhit tim, gjysma e ekipit tim janë të prekur nga Covid, ishte e pamundur të përfundoja shfaqjen,”- tregoi Adele.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adele adele

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2022, 14:26

Deklarata e Mbretit Zog mbi kapitullimin e Musolinit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2022“Diario de Noticias” ka botuar, të martën e 27 korrikut 1943, në ballinë, deklaratën e Mbretit Zog në lidhje asokohe m...

Art&Argëtim 13 Shkurt 2022, 12:30

FOTO/ Beniada dhe Big Mama puthen në buzë në BBV

TIRANË– Mbrëmjen e së premtes, në Big Brother Vip u futën ish-banorët e shtëpisë të cilët u takuan me finalistët. Ata darkuan dhe ndanë shumë biseda ...