Art&Argëtim

Deklarata e Mbretit Zog mbi kapitullimin e Musolinit

13 Shkurt 2022, 14:26 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2022

“Diario de Noticias” ka botuar, të martën e 27 korrikut 1943, në ballinë, deklaratën e Mbretit Zog në lidhje asokohe me kapitullimin e Musolinit (Duçes), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Londër, 26 korrik (U.P.) — Ish-mbreti Zog i Shqipërisë bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me rënien (kapitullimin) e Musolinit :

Rënia e Musolinit do të thotë një sukses i vërtetë për aleatët, jo vetëm nga pikëpamja e depërtimit të tij në të ashtuquajturën “Kalaja evropiane”, por edhe sepse një nga 3 fuqitë e Boshtit u detyrua të kapitullonte. Rënia e një regjimi, planet imperialiste të të cilit në Ballkan rrezikuan ekzistencën e Shqipërisë, do të mbushë me gëzim zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ashtu si në të kaluarën, Shqipëria tashmë është gati të vërë kontributin e saj modest dhe përpjekjen maksimale në shërbim të trupave aleate, për hir të fitores.”

Marre nga Darsiani.com

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur aurenc bebja mbreti zog aurenc bebja mbreti zog

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2022, 12:30

FOTO/ Beniada dhe Big Mama puthen në buzë në BBV

TIRANË– Mbrëmjen e së premtes, në Big Brother Vip u futën ish-banorët e shtëpisë të cilët u takuan me finalistët. Ata darkuan dhe ndanë shumë biseda ...