Art&Argëtim

‘Trixa do vdesë në film’/U bë shaka me të,këngëtarja pret biletën, largohet nga vendi(FOTO)

13 Shkurt 2022, 08:59 Nga DOSJA

TIRANË– Beatrix Ramosaj është larguar nga Shqipëria. Shakaja e cila u bë brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka bërë që këngëtarja të presë biletën e avionit dhe të largohet. Ditën e djeshme Dosja.al raportoi për largimin e Trixës, ndoshta një udhëtim disa ditor, ndërsa sot faqja Vipat e Bllokut ka ndarë foton nga aeroporti.

Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij. Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë. Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura. Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip beatrix ramosaj big brother vip

Sondazh

Poll