Art&Argëtim

Xheisara: Është e tmerrshme të tradhëtohesh, burrin e ardhshëm do ta zhdëp në dru

13 Shkurt 2022, 16:32 Nga DOSJA
Xheisara: Është e tmerrshme të tradhëtohesh, burrin e

TIRANË– Xheisara Frisku, këngëtarja e cila u bë edhe pjesë e “Big Brother VIP” ka folur për festën e të dashuruarve. E ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell, Frisku zgjodhi të mos tregonte nëse është në një lidhje dashurie apo jo, por tregoi se është tradhtuar nga ish-i dashuri i saj pas disa vitesh lidhje. Këngëtarja shtoi se të tradhëtohesh është e tmerrshme.

Me humor ajo shtoi se bashkëshortin e saj të ardhshëm do ta rrihte kur ta takonte për faktin që e ka lënë duke pritur gjithë këto vite.

“Një Zot e di çfarë kam për ti bërë burrit tim të ardhshëm. Do ta zhdëp në dru që më la vetëm gjithë këto vite. Unë çdo ditë e kam 14 shkurt. Xheisara di të dashurojë dhe dashuron shumë fort, por vërtet stepem se nuk njoh kufi. Nuk jam as toksike, as posesive, thjesht jam njeri që dua shumë. Në jetën time time nuk kam tradhtuar kurrë, por jam tradhtuar. Është ndjesi e tmerrshme. Nga momenti që kam dyshuar, kam bërë hulumtimet e mia. Nuk jam tip që pyes dhe nuk dua t’ja di se çfarë ke bërë më parë. Të jap besim dhe ta marr deri në pikën që nuk duket e besueshme. Nuk bëhem fort kollaj xheloze se them që ka fat që më ka mua, por në momentin që kam dyshuar se diçka po ndodhte, i kam bërë vetëm një paralajmërim, nëse kjo po ndodh, mos më dil para e vazhdoi,”- tha Xheisara.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip xheisara frisku big brother vip xheisara frisku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2022, 14:26

Deklarata e Mbretit Zog mbi kapitullimin e Musolinit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2022“Diario de Noticias” ka botuar, të martën e 27 korrikut 1943, në ballinë, deklaratën e Mbretit Zog në lidhje asokohe m...

Art&Argëtim 13 Shkurt 2022, 12:30

FOTO/ Beniada dhe Big Mama puthen në buzë në BBV

TIRANË– Mbrëmjen e së premtes, në Big Brother Vip u futën ish-banorët e shtëpisë të cilët u takuan me finalistët. Ata darkuan dhe ndanë shumë biseda ...