Politike

“Manipulimi i shkresës së Kuvendit, krim i rëndë”, Meta: S’ka zot që ma mbyll gojën

12 Shkurt 2022, 18:11 Nga DOSJA
“Manipulimi i shkresës së Kuvendit, krim i

TIRANË – Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka krim më të rëndë se manipulimi i dokumentit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Në intervistën e dhënë për emisionin “TV Apollon”, kreu i shtetit theksoi se nuk ekziston asnjë Zot që të bllokojë atë së denoncuari të padrejtësive në Shqipëri. Ai i konsideroi akuzat e Kuvendit për tejkalim të kompetencave të presidentit si pengim i lirisë së shprehjes, mesazhi i të cilit sipas Metës i drejtohej dhe popullit shqiptar.

“Krim më të rëndë se sa krimi më i freskët i Kuvendit të Shqipërisë, i cili në seancën e fundit të gjykimit të çështjes, kundër Presidentit, qoftë për ndonjë provë të re, duke kujtuar se ne nuk do ta shqyrtonim provë që ishte një falsifikim shumë i rëndë i një prove të vjetër, që ishte e njëjta me këtë, por i kishin ndryshuar datën, pasi e njëjta shkresë, që ishte dorëzuar që në korrik, kur Kuvendi kishte dërguar ato akuzat e veta, dhe kishte dërguar edhe ato provat gjoja të tij.

Nuk ka krim më të rëndë se sa të manipulosh shkresën e Kuvendit të Shqipërisë, për të vetmen arsye që të tregosh se gjoja janë respektuar afatet! Kur kjo gjë është e provuar katëcipërisht që nuk ka ndodhur dhe që e bën “nul” të gjithë procesin.

Pastaj, le të shkojmë te përmbajtja e akuzave të Kuvendit, sepse aty nuk ka asnjë lloj materieje juridike, asnjë fakt! Ajo është një lloj përpjekjeje për t’i mbyllur gojën edhe Presidentit të Republikës, jo këtij që është, se këtij nuk ka Zot që ia mbyll gojën për të folur kundër padrejtësive, kundër shkeljeve të Kushtetutës, kundër dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë!

Është edhe një mesazh për të gjithë popullin: Shikoni, se ne kur ua kufizuam të drejtën për t’u shprehur, të drejtën për të dhënë mendimin tuaj, për t’i bërë kritika Presidentit të Republikës, po ju të tjerët?! Presidenti, i cili gëzon një mbrojtje shumë të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë!

Pra ky është një mesazh kundër lirisë së shprehjes! Është një mesazh që njerëzit të mbyllin gojën, t’i  nënshtrohen çdo lloj padrejtësie, çdo lloj dhune që vjen nga pushteti, dhe që të luten që të kenë një copë bukë, për të mbijetuar”, u shpreh Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flet ilir meta kuvendi shkarkon meten flet ilir meta kuvendi shkarkon meten

Sondazh

Poll