Politike

“Jam Ilir Meta, o super budallenj”,presidenti:Rama, Basha dhe ndërkombëtarët do dëshpërohen

12 Shkurt 2022, 18:54 Nga DOSJA
“Jam Ilir Meta, o super budallenj”,presidenti:Rama, Basha dhe

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta iu rikthye sërish paralajmërimeve ndaj kryeministrit Edi Rama, liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe faktorit ndërkombëtar që i mbështet të dy se do të dëshpërohen në fund. Me shprehjen “Jam Ilir Meta, o super budallenj”, kreu i shtetit akuzoi “TV Apollon”, Bashën, Ramën dhe ndërkombëtarët se po planifikojnë asgjesimin e demokracisë në Shqipëri duke larguar të rinjtë dhe forcën punëtore të kualifikuar nga Shqipëri. Ai tha se të gjithë përgjegjësit e këtij plani do të përgjigjen për superkorrupsionin që kanë krijuar.

PJESË NGA INTERVISTA PëR “TV APOLLON”
Pyetje: ‘Jam Ilir Meta, o super budallenj’,….

Presidenti Meta: Po sigurisht!

Pyetje: Është kërcënim i i Presidentit të Republikës për ndërkombëtarët, për Ramën, Bashën? Do dëshpëroheni pafund, keni thënë.

Presidenti Meta: Ata do të dëshpërohen sepse gjithë planifikimi i tyre për të asgjësuar demokracinë në Shqipëri, për të varrosur faktikisht pluralizmin politik, për të frikësuar të gjithë qytetarët shqiptarë dhe për të përzënë nga vendi, gjithë forcat më të reja, forcat më të kualifikuara, të gjithë ata që kërkojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë në një sistem meritokratik. Kjo do të dështojë në mënyrë të padiskutueshme.

Prandaj dhe ata do të dëshpërohen dhe do të përgjigjen për super korrupsionin e tyre.

Shikojeni koncesionet, shikoni sa ka vajtur 1 kilometër rrugë e re, apo autostradë, është 6 herë më shtrenjtë, se sa në Serbi.

Shikoni ndërkohë pagat se ku kanë ngelur, më të ulëtat në rajon!

Shikoni çmimet se ku kanë vajtur, jo po çmimet janë në të gjithë botën.

Shikoni çmimet sa janë në Maqedoni dhe në Serbi!

Nuk kanë asnjë lidhje.

Kjo ka lidhje vetëm me super korrupsionin, që është zhvilluar këtu. Me përqendrimin e pushtetit në pak duar dhe njëkohësisht, përqendrimin e ekonomisë në shumë pak duar.

Dhe kjo ka sjellë këtë gjendje kaq të rëndë! Shiko sa e përkrahim ne bujqësinë, 30 euro për hektar, 180 euro për hektar e ka Kosova, 6 herë  më shumë, mbi 200 e ka Maqedonia.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll