Aktualitet

THIRRJA/ Basha: SPAK të veprojë me arrestimet, mos presë shkarkimin e ministrave nga Rama

13 Shkurt 2022, 11:57 Nga DOSJA
THIRRJA/ Basha: SPAK të veprojë me arrestimet, mos presë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha arrestimi i Lefter Kokës ishte vetëm bishti i kësaj afere të madhe. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë përgjegjësit ndërsa shtoi se po bëhet gati kurbani i radhës në lidhje me inceneratorët.

’28 mln euro inceneratori, ku kanë ngelur pa marrë 248 leke të, te tjerat janë marrë. Falë insistimit tonë për ngritjen e Komisonit ku me urdhër të Ramës do mbyllej, ska ngelur shqiptarë ta kuptoj se është afera më e madhe korruptive. Ajo që e ka bërë më të vështirë këtë aferë është se ia mbyllur gojën mediave për të mos trguar të vërtetetn. Iu heqin edhe prizën. E keni të qartë se Lefteri është bishti i kësaj afere, jo koka. Po të vijmë te Elbasani. Nëse për Tiranën dhe Fierin faktet tregojnë si janë shkelur me këmbë ligjet, per Elbasanin ska ligj dhe proceduara. Dhe për ta mbuluar brenda një dite janë kaluar 17 akte, kanë mbyllur gjithcka brenda ditës. Kanë hapur oferten, kanë lidhur kontartën, kanë marrë mendimet e ministrive dhe po ashtu këto institucionie kanë dhënë vendimin të procedohet. A ka shqiptarë që kjo të ndodhë pa përfshirjen e Edi Ramës? Kontrata ishte 21.6 mln euro ndërsa ka paguar 27 mln euro. Tani kam një thirrje thirrje per SPAK. Puna e nisur në këte drejtim është përshëndetur në ditën e parë por e pamjaftueshme. Ju kerkoj të veproni pa humbur kohë. SPAK të përdorë të gjitha instrumenat që këtyre grupeve të mos u paguhet asnjë lekë. Të arrestohen përgjegjësit. Nuk mjafton vetëm bishti. SPAK të mos presë të shkarkojë ministrin dhe pastaj ta arrestoje. Kurbani i radhës po bëhët gati për të shpëtuar kokën e kësaj afere. E gjithë kjo skeme s’mund të zbatohej pa miratimin e Edi Ramës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 11:23

Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anët

RUSI-Rusia dhe Ukraina janë shumë pranë luftës.Sipas vlerësimeve të fundit të SHBA-së, frika për një pushtim të mundshëm është e madhe.Ndërsa përpjekjet diplomt...