Aktualitet

Në prag lufte cili është avantazhi i Rusisë dhe Ukrahinës në opsionet ushtarake?

13 Shkurt 2022, 10:35 Nga DOSJA

Telefonata e së shtunës mes Joe Biden dhe Vladimir Putin i ka lënë gjërat aty ku janë në prag lufte.

Zyrtarët amerikanë, që nxorën diçka nga biseda njëorëshe në mes të presidentit amerikan e atij rus, treguan se edhe pas telefonatës situata mbetet në të njëjtin stad, përveç që thonë se Biden e ka paralajmëruar Putin-in se në rast të një pushtimi të Ukrainës pasojat për Rusinë do jenë të tmerrshme.

Lufta, tani, mund të jetë larg/afër vetëm pak ditë dhe po bëhen përpjekje për ta stopuar, por të gjitha palët e përfshira e kanë ditur shumë moti se në Ukrainë prej kohësh po gatuhej një situatë e tillë.

Shtetet perëndimore kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre të largohen nga Ukraina, ndërsa kanë bërë thirrje për shtensionim.

Por në prag të një lufte të mundshme, cili është dallimi mes ushtrive të të dyja vendeve?

Përparësitë e Rusisë

Moska ka avantazhe dërrmuese për sa i përket një pushtimi fillestar, veçanërisht në aspektin e raketave dhe fuqisë ajrore. Ukraina përballet me pasoja potencialisht të tmerrshme, në një sulm të gjithanshëm, i cili mund të shkatërrojë moralin e një vendi dhe të nxisë miliona të ikin në perëndim, në vend që të luftojnë.

Rob Lee, një ish marinar amerikan dhe bashkëpunëtor i Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme, tha: “Rusia ka kapacitetin të shkatërrojë njësitë ushtarake të Ukrainës nga larg me armë të tilla si raketat balistike Iskander. Ne pothuajse kurrë nuk shohim armë moderne të lëshuara si kjo; i jep Rusisë aftësinë për të shkaktuar mijëra viktima në ditë”.

Vendi ka një numër relativisht modest të dronëve turq TB2 për momentin, gjysmë duzinë ose një duzinë, të vogël në krahasim me mijëra tanke të Rusisë, thelbi i çdo force tokësore.

Kapja e Kievit

Rusia gjithashtu duhet të vendosë se si të sillet me qytetet e Ukrainës, kryesisht Kievin, me një popullsi prej 3 milionë banorësh, por edhe Kharkivin në veri-lindje, me një popullsi prej gati 1.5 milionë banorësh.

“Lufta urbane është e vështirë, ajo shkakton dëme të frikshme dhe Rusia luftoi me të në Aleppo,” tha Kagan, duke përmendur ndërhyrjen e Putinit në luftën civile të Sirisë.

Spekulimet rreth planeve të Rusisë – të bazuara pjesërisht në rrjedhjet e dukshme të botuara në gazetën gjermane Bild – sugjerojnë se Kremlini do të rrethojë Kharkivin dhe në fund të fundit Kievin, duke ndërprerë furnizimet, duke shpresuar në një mënyrë mesjetare se ata do të dorëzohen. Kjo mund të jetë më pak e dhunshme, por gjithsesi do të nënvlerësonte idenë që Rusia të veprojë si një forcë bashkuese.

As rrethimi i Kievit nuk është i lehtë, thonë analistët perëndimorë. Pikat kryesore të qytetit, duke përfshirë pallatin presidencial, janë në perëndim të lumit Dneiper lehtësisht të mbrojtur. Urat e para në jug të qytetit janë 60 milje larg; një digë katër milje në veri e ka kthyer shtrirjen e lumit që shkon në kufirin me Bjellorusinë në një liqen, sipas The Guardian.

Buxheti e këmbësoria

Rusia ka buxhet ushtarak vjetor 66.3 miliardë dollarë, kurse Ukraina 3 miliardë. Rusia ka 771 mijë ushtarë aktivë e 2 milionë rezervistë, ndërkohë Ukraina 200 mijë ushtarë aktivë e 1 milion rezervistë.

Forcat tokësore

Nga forcat tokësore, Rusia ka 20.050 tanke, 27.335 mjete të blinduara luftarake dhe 14.557 pajisje të ndryshme të artilerisë. Ukraina ka 2.045 tanke, 6.127 mjete të blinduara luftarake e 3.973 pajisje të artilerisë.

Forcat ajrore

Nga forcat ajrore, Rusia ka 4.441 mjete fluturuese. Këtu përfshihen 751 avionët luftarakë, 526 avionët shumëfunksional dhe 1.505 helikopterët. Ukraina ka 425 fluturake, prej tyre vetëm 39 avionë luftarakë, asnjë avion shumëfunksional dhe 243 helikopterë.

Forcat detare

Rol të rëndësishëm në luftë luan edhe marina. Rusia ka 314 anije. Prej tyre, një aeroplanmbajtëse, 18 anije shkatërruese të akulli, 10 fregata, 83 korveta dhe 59 nëndetëse. Ukraina ndërkohë ka vetëm 40 anije, e prej tyre vetëm një fregatë e një korvetë.

Armët nukleare

Rusia është vendi i dytë më i rëndësishëm në botë kur bëhet fjalë për kërkimin, posedimin dhe ruajtjen e armëve bërthamore, shkruan portali “Forcat e Armatosura”.

Edhe pse iu bashkuan vonë zhvillimit, rusët patën testin e tyre të parë bërthamor në vitin 1949, kur ishin në kuadër të BRSS-së. Edhe atëherë, ata befasuan Perëndimin, i cili besonte se sovjetikët nuk do të kishin armë bërthamore të paktën deri në vitin 1953 ose 1954. Pas provës së parë, BRSS-ja filloi të rrisë me shpejtësi numrin e kokave bërthamore që zotëronte.

Nga fundi i viteve 1980, BRSS-ja ishte fuqia kryesore sa i përket numrit të armëve bërthamore të ruajtura – afërsisht 40.000.

Edhe pse Ukraina nuk ka prodhuar kurrë armë të saj bërthamore, duhet pasur parasysh se disa dekada më parë kishte afër 5000 të tilla.

Gjegjësisht, ky shtet ishte pjesë e BRSS-së deri në vitin 1991 dhe me shpërbërjen e tij, secili shtet mori një numër të caktuar të kokave bërthamore të Bashkimit Sovjetik. Kështu, në vitin 1991 Ukraina u bë vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të kokave bërthamore.

Marrë dhe përshatur nga The Gurdian për dosja.al

(f.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet bota forca ushtarake luftë rusi ukrhasine forca ushtarake luftë rusi ukrhasine

Sondazh

Poll