Aktualitet

Drogë, alkool e vajza në burgje! Letra dhe greva i nxorrën zbuluar, të dënuarit drejt 41bis

13 Shkurt 2022, 09:47 Nga DOSJA
Drogë, alkool e vajza në burgje! Letra dhe greva i nxorrën

TIRANËGreva e urisë nisur nga imamët e dënuar për terrorizëm dhe letra e kërkesave shkruar me kompjuter nxorri zbuluar atë se çfarë po ndodhte brenda burgjeve. Letra solli zbulimin se policët e burgjeve bashkëpunonin me të dënuari në disa burgje për futje droge, telefonash e vënie bastesh. 

Hetimet kanë nisur nga greva e urisë e Genci Ballës, të cilët dorëzuan kërkesat e shkruara në kompjuter. Kjo solli dyshime dhe në këtë moment nisën hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Disa nga personat e proceduar në këtë operacion pritet të futet ne regjimin e posaçme 41 bis. Emrat e tyre dhe dosjet po shqyrtohen nga SPAK dhe ministri Drejtësisë.

Operacioni “Trinom” u finalizua disa ditë më parë dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë e të burgosur që trajtoheshin si VIP-a në qeli. Dosja.al raportoi një ditëm ë parë për përgjimet që vunë përballë drejtësisë 28 personat. Konkretisht, një ditë pas zhvillimit të operacionit është zbuluar se të dënuarit në paraburgimin e Elbasanit në Bradashesh përdornin lokalin ngjitur institucionit për të dërguar mesazhe e dhurata kundrejt shefit të paraburgimit Hysni Ndreu dhe gardianëve. Gjithashtu, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se gardiani Robert Dedaj komunikonte me të burgosurin Arben Grori dhe e njoftonte mbi kontrollin e dhomave, duke i dhënë mundësi të fshihte sendet e paligjshme që mbante në qeli. Ndërsa në qelitë e Aleksandër Llanaj, Delin Hajdarit dhe Leo Osmanit në burgun e Drenovës, Korçë nuk ushtroheshin kontrolle duke i lënë tre të dënuarit për dy masakra të ndodhura në Vlorë që të konsumonin alkool e të flisnin lirshëm në celular. Ata vinin edhe baste.

Si u zbulua grupi?

Gjithçka nisi në 08.11.2021 kur u arrestuan tre persona me 30 kilogramë kanabis në Prrenjas. Makina drejtohej nga Genci Xhahysa dhe brenda ishin pasagjerët Ervin Velia dhe Engli Pjeçi që të tre banorë të Bashkisë Kavajë. Pas arrestimit Genci Xhahysa, Engli Pjeçi dhe Ervin Velia u vunë në përgjim. Prej dy vitesh prokuroria përgjonte dhe regjistronte biseda që çuan në zbulimin e skemës së korrupsionit të ndërtuar në burgje. Në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

Zyrtarët e burgjeve në bashkëpunim me qytetarë e biznesmenë mundësonin futjen e lëndëve narkotike, alkool e vajzave të ndryshme në qelitë e të dënuarve me burgim të përjetshëm të cilët përfitonin dhe trajtim special si VIP (Very important person, njeri me shumë rëndësi). Mes tyre përmendim: Arben Grori, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit; Aleksandër Sinanaj, i dënuar për një grabitje me maska të një banke në Vlorë, më 18 gusht të vitit 2011; Aleksandër Llanaj i dënuar me burgim të përjetshëm pë ‘Maskrën e Çoles’ ku mbetën të vrarë tre të rinj në prill të vitit 2015 në Vlorë; Klajdi Gjeci, pjesë e bandës së Shullazit, i cili u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në maj 2020 si dhe Gazmir Braka (Gaxhai i Vlorës). Droga transportohej në trinomin ‘burg i Peqinit-burgu i Drenovës-burgu ‘313’ në Tiranë’, procedurë nga e cila mori dhe emrin operacioni i zhvilluar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni ne elbasan trinomi operacioni ne elbasan trinomi

Sondazh

Poll