Aktualitet

Prezantohet kandidati i Peshkopisë për 6 Marsin! Berisha: ‘ Toyota Yaris’ u mbyll nga Rama

13 Shkurt 2022, 08:56 Nga DOSJA
Prezantohet kandidati i Peshkopisë për 6 Marsin! Berisha: ‘

PESHKOPI– ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi ditën e sotme kandidatin e Dibrës për zgjedhjet e 6 marsit, Premtim Kryemadhin. Ish-kryeministri Sali Berisha u prit nga demokratët në Pallatin e Kulturës në orën 11:00. Kryemadhi në fjalën e tij premtoi se do të sjellë shpresën për Dibrën si dhe ftoi rivalët e tij që të jenë pjesë e një debati të përbashkët televiziv.

Ish-kryeministri Sali Berisha u prit me brohorima nga demokratët. Berisha tha se ka njohur vetëm dy burra në jetën e tij që thonë që janë nga fshati i dajave dhe njëri prej tyre është Lulzim Brava (Basha). Ai tha se Basha është përfshirë në një aferë të rëndë me Toyota Auris dhe prokuroria belge do i shkojë deri në fund hetimeve. Ndërsa për këtë çështje, ish-kryeministri tha se dosja është mbyllur nga kryeministri Edi Rama, që vërteton lidhjen Basha-Rama.

Në fjalën e tij, Berisha tha se projekti për ndërtimin e Skavicës rrezikon të shkaktojë përmbytje në fshatrat në këtë zonë. Ai kujtoi një episod të vitit 2005 ku kryeministër ishte Fatos Nano duke u shprehur se ai e  ktheu mbrapsht projektin e Skavicës. Berisha deklaroi se kandidati socialist për Dibrën duhet të dalë para dibranëve për të dhënë llogari për këtë projekt ose të kthehet nga ka ardhur.

Në vijim të deklarimeve te tij për përballjen me shtetin e mafias, lideri historik i PD-së tha se në sheshin e Flamurit në Vlorë do të bëhen ndërtime që vetëm Rama i di.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Hetimet për ‘Toyota Yaris’/ Berisha: I thashë Bashës mos fol, dosja u mbyll nga Rama

‘Thonë se janë nga vendi i dajve’/ Berisha: Njëri është Basha, Naim mos ia shit…

“Në 2005 Nano firmosi me kompaninë italiane”, Berisha: Nuk pranoja dot përmbytjen e tokave

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër: I ftoj 3 kandidatët e mi në një debat televiziv

Pranë Berishës në Peshkopi! Këlliçi-demokratëve: Çojini gishtat, na kishte marrë malli

I rrethuar me G-Class! Berisha pritet me brohorima dhe tupana në Peshkopi

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha ne peshkopi premtim kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne peshkopi premtim kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 11:23

Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anët

RUSI-Rusia dhe Ukraina janë shumë pranë luftës.Sipas vlerësimeve të fundit të SHBA-së, frika për një pushtim të mundshëm është e madhe.Ndërsa përpjekjet diplomt...