Aktualitet

Arrestime në Tiranë! Zhduket 18-vjeçarja, përndiqet një tjetër

13 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
Arrestime në Tiranë! Zhduket 18-vjeçarja, përndiqet

TIRANË– Tetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar i cili kishte me vete kanabis sativa, ndërsa një 30-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte mjetin me çertifikatë të falsifikuar. Në njoftim është dhe zhdukja e një vajze 18-vjeçare, denoncim i bërë nga nëna e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Vihen në pranga 8 shtetas për vepra të ndyshme penale Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– R. G., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë; – J. F., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 30 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen K. M., 20 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 50 vjeç, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. D., 43 vjeç, dhe O. Ç., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. Më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane zhduket 18-vjecarja ne tirane arrestime ne tirane tirane zhduket 18-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll