Sport

Penalltia e Havertz në minutën e 118-të shtang Palmeiras, Chelsea në majë të botës

12 Shkurt 2022, 19:27 Nga DOSJA
Penalltia e Havertz në minutën e 118-të shtang Palmeiras, Chelsea

ABU DHABI– Në Abu Dhabi, Chelsea kurorëzohet kampion bote për klube për herë të parë në historinë e klubit. Në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA, skuadra e Tuchel mundi 2-1 Palmeiras. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në të dytë, blutë do të gjenin golin në minutën e 55’ falë një goditje të shkëlqyer me kokë nga ana e Lukakut.

Në minutën e 64’ brazilianët do të barazonin kur Thiago Silva prek topin me dorë dhe arbitri akordon 11-metërsh. Pranë topit shkoi Veiga i cili realizoi. Duhej të luheshin 30 minutat e shtesës për të përcaktuar fituesin. Chelsea luan më mirë në shtesën e parë, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës.

Kur dukej se fituesja e këtij trofeu do të vendosej nga penalltitë, londinezët arrijnë të fitojnë një 11-metërsh, 3 minuta para përfundimit të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea palmeiras chelsea palmeiras

Sondazh

Poll